Rrezik për qytetarët tek Liqeni i Farkës: Shtyllat elektrike në gjendje të mjerueshme

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 10.08.2024, 20:02

Një qytetar i shqetësuar ka denoncuar përmes JOQ Albania gjendjen alarmante të shtyllave elektrike pranë Liqenit të Farkës. Sipas denoncimit, shtyllat janë lënë në një gjendje të mjerueshme, duke përbërë një rrezik serioz për qytetarët që frekuentojnë këtë zonë.

Qytetari ka dërguar edhe foto për të treguar situatën e rrezikshme dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet për të parandaluar ndonjë aksident të mundshëm. Ai ka zgjedhur të mbetet anonim, por shpreson që publikimi i këtij denoncimi do të tërheqë vëmendjen e autoriteteve për të marrë masat e nevojshme.

Gjendja e infrastrukturës publike, veçanërisht e shtyllave elektrike, është një çështje e rëndësishme që prek sigurinë e qytetarëve, dhe denoncime të tilla ndihmojnë në ngritjen e zërit për përmirësimin e këtyre kushteve.

Më poshtë do të gjeni denoncimin e qytetarit:

Pershendetje Joq, te liqeni Farkes, shiko ne cfare gjendje i kane lene shtyllat, rrezik per qytetaret. Po te nis ca foto, anonim ju lutem.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit