Një klient i pakënaqur ka denoncuar përmes një mesazhi në JOQ Albania një eksperiencë të papritur në një restorant në Ksamil. Sipas tij, gjatë një dreke në restorantin Poda, ai u përball me çmime të paqarta dhe një faturë të fryrë në mënyrë të padrejtë.
Klienti, i cili ishte bashkë me një tjetër person, pra dy veta, shprehet se kishte porositur peshk, të cilin stafi i restorantit e vlerësoi si 1 kg, por në faturë ishte shënuar si 2.4 kg, me një çmim total prej 21,600 lekësh të reja. Për më tepër, ai tregon se një pjatë karkalecash me peshë 700 gram u faturua 7,700 lekë të reja, një shumë që ai e konsideron të tepruar dhe të padrejtë.
Klienti shpreson që denoncimi i tij të publikohet për të paralajmëruar të tjerët për praktikat e ngjashme që mund të hasen në disa restorante përgjatë bregdetit shqiptar. Ai thekson se turistët dhe vizitorët duhet të jenë të kujdesshëm me menutë dhe faturat që u prezantohen në këto restorante.
Për më tepër fatura e dhënë tek klienti nuk është faturë fiskale.
Në vijim do të gjeni mesazhin e mbërritur në redaksinë e JOQ:
Pershendje Joq Albania, isha ne ksamil te restorant Poda per te ngene nje dreke vete i dyte dhe c’te shihja, cdo cmim ne menu nuk ishe i perfshire, dhe porosis peshk me thane 1 kg peshku, ok thash. Kur shof faturen peshku 2,4 kg 21600. Kur pashe faturen me pas te vije duart ne koke, dhe te ishe i zene me dore karkaleci nuk do kushtonte 700 gram 7700 mije leke te reja. Faleminderit nese e publikoni qe te kuptojne dhe njerezit e tjere se cfare cmimesh dhe futje bejne ne plazhet tona.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.