Një grup prej rreth 100 punonjësish të kompanisë One, të cilët janë nën kontratë me Boga Associates, kanë ngritur zërin përmes një denoncimi të drejtuar tek JOQ. Ata pretendojnë se po përballen me kushte pune të rënda, paga të ulëta, dhe trajtim të pabarabartë krahasuar me punonjësit e tjerë të kontraktuar direkt nga One. Këta punonjës janë të angazhuar në operacione të rëndësishme si call center, chat, dhe telemarketing, por ndihen të nënvlerësuar dhe të shfrytëzuar nga kompania.
Sipas denoncimit, shpërblimet e tyre po mbahen padrejtësisht, ndërsa ata përballen me frikën e pushimit nga puna nëse guxojnë të flasin. Disa punonjës që kanë shprehur shqetësimet e tyre janë pushuar nga puna muaj më parë. Ata gjithashtu theksojnë se ankesat e tyre tek Inspektoriati i Punës kanë mbetur pa përgjigje, duke e cilësuar institucionin si të korruptuar.
Në denoncimin e tyre, punonjësit kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve për të ndaluar këtë abuzim dhe për të përmirësuar kushtet e tyre të punës. Ata theksojnë se ndarja e pagave të tyre me Boga Associates është një formë vjedhjeje, pasi puna e tyre nuk ka lidhje me këtë kompani. Situata ka ngjallur zemërim dhe zhgënjim mes punonjësve, të cilët ndihen të trajtuar si skllevër dhe pa dinjitet.
Denoncuesit i bëjnë thirrje edhe klientëve të One që të jenë të vetëdijshëm për trajtimin e keq të punonjësve që shërbejnë në emër të kompanisë, duke e cilësuar menaxhimin e kompanisë si përgjegjës për këto abuzime.
Më poshtë do të gjeni mesazhin e mbërritur pranë redaksisë së JOQ:
Pershedetje JOQ. Jemi rreth 100 punonjes te One me kontrate te jashtme Boga Assosiates por qe punojme ne ambjetet e One bashke me punonjesit e brendshem dhe bejme me shume pune se punojme operations si call centre, chat, telemarketing etj. Po na mbahet shperblimi pa te drejte ne mase dhe kjo qe na behet eshte vjedhje dhe abuzim i paster nga kompania One. Jemi me rroga te keqija me kushte te keqija dhe rritje rroge nuk na eshte bere sic eshte bere per punonjesit e tjere me kontrate One. Nuk flasim dot se na pushojne nga puna. Disa i pushuan kur folen pak muaj me pare.Te ankohemi tek inspektoriati i punes nuk vlen se dihet sa te korruptuar jane. Po vidhemi, po shfytezohemi po trajtohemi pa dinjitet. Jemi skllever dhe ju lutem beni dicka qe te ndryshoj ky realitet meqenese ne email po fusim edhe institucione qe duhet te veprojne. Do ju dergojme email perseri me me shume informacion qe ta kuptoni se skandalet ne One jane per faj te menaxhimit dhe pse duhet rroga jone te ndahet me Boga assosiates kur ne me bogen nuk bejme dhe nuk na lidh puna fare por eshte menyre vjedhje qe te ndahet leket. Klientet One duhet te kuptoje se sa keq trajtohet punonjesit qe One nenkontrakton me Bogen se jane keta qe bejne te gjitha punet nga dyqanet deri tek call centre. Faleminderit.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.