Dhërmi/ I riu plagos me thikë kolegun e Fast-Food-it ku punon

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 10.08.2024, 17:42

Një sherr mes dy kolegëve, punonjës Fast-Food-i ka ndodhur në Dhërmi.

Mësohet se në orët e para të mëngjesit, 27-vjeçari me iniciale E.Sh, pas një konflikti për motive të dobëta në ambientet e Fast-Food-it ku ishte i punësuar, ka plagosur me mjet prerës (thikë) kolegun e tij, shtetasin A. M., 29 vjeç.

Pas ngjarjes i riu është arratisur, ndërsa kolegu i tij ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Komisariati i Policisë Himarë ka referuar materialet në Prokurori dhe po punohet për kapjen e shtetasit E. Sh., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi në orët e para të mëngjesit, në ambientet e një fast-foodi në Dhërmi, ku ky shtetas ishte i punësuar, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë) kolegun e tij të punës, shtetasin A. M., 29 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit