Dario, heroi shqiptar që ka shpëtuar 17 persona nga mbytja

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 10.08.2024, 16:26

Në San Benedetto del Tronto, pushuesit mund të qëndrojnë të sigurt pasi mes shpëtimtarëve që sigurojnë çdo ditë sigurinë e turistëve në rivierën italiane, bie në sy një hero i vërtetë.

Dario Kercuku, është vetëm 18 vjeç por gjatë kësaj vere, “engjëlli me jelek të kuq” ka shpëtuar 17 persona që u gjendën në vështirësi në det.

Numri i shpëtimeve të kryera nga Dario, me origjinë nga Lushnja, nxjerr në pah aftësitë e jashtëzakonshme të një të riu që duket pothuajse i destinuar për këtë mision.

Ky është viti i tij i dytë që Dario punon në plazh. Ai filloi në vitin 2023, kur ishte ende i mitur dhe që atëherë ka fituar aftësi të ndryshme, duke përfshirë certifikimin për shpëtim me bordin Sup-Surf Rescue dhe autorizimin rajonal për përdorimin e defibrilatorit në rastet e shpëtimit.

Dario e përballon çdo gjë me shumë qetësi, sikur të kishte lindur për të veshur uniformën e kuqe.

“Këtë punë e kam ëndërruar që fëmijë. Si fëmijë i shikoja me admirim rojet e plazhit”.

Sot ai është përgjegjës për plazhin në "Bacio dell'Onda", një zonë sfiduese për shkak të rrymave të pazakonta detare që formohen pranë Pennello sull'Albula.

Në këtë zonë, Dario dhe ekipi i tij kanë shpëtuar shumë pushues që rrezikonin mbytjen.

Ka disa zona që është ndaluar larja në det por pushuesit disi të “tradhtuar” nga prania e një shkëmbi në zonë shkojnë atje sepse ndihen të sigurt dhe janë afër shkëmbit. Por pikërisht aty përfunduam ndërhyrjen më të vështirë bashkë me dy shpëtimtarë të tjerë”.

Ai thotë se shpëtimi i njerëzve nga mbytja është një mision që do donte ta vazhdonte gjatë gjithë vitit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit