Në kulmin e sezonit, qyteti turistik i Sarandës kundërmon erë të rëndë pasi ujërat e zeza kanë plasur dhe dalë në rrugët kryesore.
Ajo që e bën situatën edhe më shqetësuese është fakti që banorëve u është kërkuar të paguajnë privatisht për një shërbim që duhet të ofrohet falas nga punonjësit e kanalizimeve që paguhen nga taksat e qytetarëve.
Këta të fundit kanë treguar për JOQ ALBANIA se punonjësit nuk kanë treguar fare interes ndaj këtij problemi serioz që dëmton rëndë edhe sezonin turistik, ku prania e turistëve është në maksimum dhe qyteti duhet të ofrojë kushte të denja për vizitorët.
Banorët kërkojnë që situata të mos anashkalohet dhe të merren masa të menjëhershme nga autoritetet përgjegjëse për të zgjidhur problemin.
Denoncimi i qytetares:
Pershendetje! Dua tju ve ne dijeni se cfare behet ketu ne nje sezon turistik ne Sarande.Ujerat e banjave kane dal ne rruge qendrore dhe punonjesit e kanalizimeve jane lajmeruar por eshte e kote sepse nuk tregojne interes. Per me teper na kane kerkuar leke per ta bere privatisht sikur mos te ishte detyra e tyre. Ju lutemi mos ta anashkaloni si ankes sepse ne fund t dites qytetaret paguajn taksa per keto sherbime. Faleminderit!
Nuk na kerkoi njeri para ne dore por na thane ta bejne privatisht por kete gje nenkuptonin
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.