Baba Mondi-Elisa Spiropalit: Me mençurinë dhe aftësinë tënde do ia dalësh mbarë!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 09.08.2024, 16:54

Kryetarja e re e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka marrë një mesazh urimi nga vetë Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj. Me një siguri të padiskutueshme në mençurinë dhe aftësinë e saj të pakrahasueshme, Baba Mondi i ka uruar Spiropalit suksese në këtë detyrë.

Sigurisht, me një mbështetje kaq të fuqishme nga kryegjyshi, të gjitha vështirësitë e detyrës së saj të re do të shndërrohen në hapa të lehtë drejt suksesit. Sepse, kur urtësia dhe mençuria, e ndërthurur me aftësinë, si ajo e Spiropalit, janë në të tillë lartësi, çfarë mund të shkojë keq?!

“E nderuar Znj. Spiropali! Urime për zgjedhjen dhe emërimin Tuaj në krye të parlamentit shqiptar. Kam bindjen se me urtësinë, mençurinë e aftësinë që ju karakterizon, do t’ia dilni mbarë si kurdoherë edhe në këtë detyrë me përgjegjësi të lartë. Ju shpreh urimet e konsideratat e mia më të larta dhe ju siguroj se mbështetjen time dhe Kryegjyshatës Botërore Bektashiane do ta keni përherë. Zoti ju lehtësoftë çdo vështirësi, ju ndihmoftë në hapa të sigurta e ju nxjerrtë përherë faqebardhë! Zoti ju bekoftë! Amin!” – shkruan kryegjyshi.

Elisa Spiropali e mori këtë detyrë me bekimin e Skënderbeut të saj dhe tashmë ajo merr bekimin e dytë të sukesit nga Baba Mondi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit