Një shqiptar i burgosur në Francë fshihet pas 62 përndjekjeve online e të denoncuara në Policinë e Tiranës.
34-vjeçari Fabian Dodaj akuzohet se ka ndërhyrë në profilet e rrjeteve sociale (kryesisht Tik Tok dhe Instagram) të vajzave të ndryshme dhe pasi u merrte fotografi nga profilet e tyre, i publikonte ato në profile false të krijuara prej tij, duke vendosur përshkrime denigruese.
Pas kësaj i riu i shantazhonte vajzat dhe gratë duke iu kërkuar fotografi dhe video intime në këmbim të fshirjes së materialeve të publikuara prej tij.
Në qelinë e tij në burgun “Lyon Cobras”, në Francë ku ai vuan dënimin për veprat penale “Vjedhje me pasoja të rënda” dhe “Komplot kriminal”, është gjetur dhe sekuestruar aparati celular që ai përdorte për veprimtarinë kriminale.
Pas zbardhjes së këtyre rasteve, tani 34-vjeçari akuzohet edhe për veprat penale “Falsifikimi kompjuterik”, “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, “Perndjekja”, dhe “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”.