Kosova një shtet i vogël por i bukur me plot turistë, mbi 56 mijë vizitorë ishin vetëm në qershor

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 09.08.2024, 19:10

Mbi 56 mijë vizitorë i frekuentuan hotelet në Kosovë gjatë muajit qershor.

Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) tregojnë se numri i vizitorëve në hotele është 17 përqind më i lartë se në qershor të vitit të kaluar.

“Në qershor 2024, numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) në hotele ishte 56 274, prej tyre 35,6% ishin vendorë dhe 64,3% ishin të jashtëm. Krahasuar me muajin qershor të vitit 2023 (sa ishin 48 079 vizitorë) kishte rritje të numrit të përgjithshëm të vizitorëve në hotele për 17,0%.”, thuhet në raportin e ASK-së.

Numri i net-qëndrimeve ishte 119 860, prej tyre 46,34% nga vendorët dhe 53,66% nga të huajt.

Numrin më të madh të vizitorëve të brendshëm në hotele e ka Rajoni i Pejës me 7 734 vizitorë dhe me 28 898 net-qëndrime.

Ndërsa sa u përket vizitorëve të huaj, krahasuar me periudhën paraprake (Qershor 2023) ka rritje të vizitorëve për 23,5%. Në total 36 211 vizitorë të huaj, nga të cilët numri më i madh është nga: Shqipëria, Gjermania, Turqia, Zvicra, etj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit