Krizë për ujë në fshatrat e Vlorës: Banorët e Panajasë lahen me kanoçe

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 09.08.2024, 00:14

Banorët e fshatit Panaja dhe të tjerë fshatra përreth në zonën e Vlorës po përballen me një krizë të rëndë të mungesës së ujit, duke u detyruar të përdorin metoda primitive për t'u larë dhe për të plotësuar nevojat e përditshme.

Në një situatë që po i ngjan mesjetës, njerëzit janë të detyruar të lahen me kanoçe dhe të përdorin ujin me kufizime ekstreme, duke vendosur në rrezik shëndetin dhe mirëqenien e tyre.

Banorët kanë ngritur shqetësimin e tyre prej vitesh, por situata duket se është përkeqësuar në mënyrë dramatike kohët e fundit. "Njerëzit po vdesin për ujë. Jemi në një situatë ku nuk kemi më as shpresë,"-tha një nga banorët e Panajasë. Kjo mungesë ekstreme e ujit ka bërë që jetesa në këto fshatra të bëhet e padurueshme.

Në Panaja, një fshat i njohur për historinë dhe traditat e tij, banorët po përdorin kanoçe për t'u larë dhe për të mbledhur ujin e pijshëm. Kjo gjendje është e paimagjinueshme në një kohë kur teknologjia dhe infrastruktura në pjesët e tjera të vendit janë në zhvillim.

Megjithatë, këtu, njerëzit janë të detyruar të kthehen pas në kohë, duke përdorur metoda që përkujtojnë epokat e lashta, ku uji ishte një luks i paarritshëm.

Banorët e Panajasë dhe të tjerë fshatrave përreth po i drejtohen mediave dhe autoriteteve për ndihmë urgjente pasi kryebashkiaku Ermal Dredha nuk mban as premtime elektorale jstësore.

Ata apelojnë që ky problem të marrë vëmendjen që meriton dhe të ndërmerren masa të menjëhershme për të sjellë ujë të pijshëm dhe kushte më të mira jetese. "Ju lutemi, bëni diçka. Shpresat i kemi tek ju," thonë ata, duke kërkuar që zëri i tyre të dëgjohet dhe të merret në konsideratë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit