Nga 1 shtatori produktet e duhanit do të përmbajnë fotografi dhe vërejtje shëndetësore

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 08.08.2024, 16:43

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 1 shtatori i këtij viti të gjitha produktet e duhanit që importohen apo prodhohen për tregun e Republikës së Kosovës duhet të vendosin fotografi me ngjyra apo ilustrime dhe duhet të përmbajnë vërejtjet shëndetësore të përcaktuara në Udhëzimin Administrativ.

Ministria e Shëndetësisë përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se këto vërejtje do të shfaqen në paketimet e të gjitha produkteve të duhanit për tymosje, produkteve të duhanit që nuk tymosën dhe produktet e reja të duhanit.

Njoftimi:

Në përputhje me angazhimin e Ministrisë së Shëndetësisë për të mbrojtur shëndetin publik dhe për të ulur ndikimin e përdorimit të duhanit, dhe pas miratimit dhe hyrjes në fuqi të Udhëzimit Administrativ Nr. 02/2024, i cili ndryshon dhe plotëson Udhëzimin Administrativ (Shëndetësi) Nr. 05/2023 për Vërejtjet e Kombinuara, ju njoftojmë se:

Nga 1 Shtatori 2024, të gjitha produktet e duhanit që importohen apo prodhohen për tregun e Republikës së Kosovës duhet të vendosin fotografi me ngjyra apo ilustrime të tjera dhe duhet të përmbajnë vërejtjet shëndetësore të përcaktuara në këtë Udhëzim Administrativ.

Këto vërejtje do të shfaqen në paketimet e të gjitha produkteve të duhanit për tymosje, produkteve të duhanit që nuk tymosen dhe produktet e reja të duhanit dhe kanë për qëllim:

– ngritjen e njohurive të duhanpirësve mbi efektet shëndetësore që shkakton përdorimi i produkteve të duhanit; – sigurimin e efektit të vazhdueshëm të vërejtjeve shëndetësore në paketimet e produkteve të duhanit; – inkurajimin e ndërprerjes së pirjes së duhanit dhe dekurajimin e nisjen ose rinisjen e pirjes së duhanit. Kjo masë është e rëndësishme për përmirësimin e shëndetit publik dhe për mbështetje të përpjekjeve për kontrollin e duhanit në nivel kombëtar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit