Durmishi: Brenda dy-tri ditësh do ta kemi raportin për stabilitetin e urës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 08.08.2024, 16:36

Ka nisur testimi i stabilitetit të urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë. Testimi po bëhet me disa kamionë, teksa nga afër këtë proces e ka ndjekur edhe zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi. Ai ka bërë të ditur se testimi i urës do të përmbyllet sot dhe brenda dy-tri ditësh pritet raporti final i ekspertëve.

“Sot jemi këtu duke i bërë testimet për stabilitetin e urës mbi lumin Ibër. Kemi filluar para dy dite, fillimisht me matjet gjeometrike. Nuk kemi mundur ta gjejmë projektin e saj, por sot ka metoda të avancuara të cilat e bëjnë matjen e stabilitetit të saj dhe këtë po e bëjmë tani. Gjatë ditës do të përfundojë ky proces në mënyrë që brenda dy – tre ditësh ta kemi raportin final, i cili konstaton nëse ura është stabile apo jo për qarkullimin e automjeteve”, ka thënë Durmishi.

Ai ka thënë se në bazë të përvojës që ka si inxhinier, kjo është ndër urat më stabile në Kosovë, porse në qoftë se rezultatet e testimit dalin se ura nuk është stabile, atëherë konform raportit do të fillojmë një procedurë tjetër për sanimin dhe stabilizimin e saj.

“Megjithatë, në bazë të asaj çka shihet ura është stabile dhe jam i bindur se edhe raporti do ta tregojë një gjë të tillë”, ka theksuar tutje Durmishi.

Ai ka thënë se këto janë testimet e fundit, por nuk ka dhënë datë për hapjen e urës.

“Se kur hapet nuk e di, por e di që ura do të hapet sepse nuk ka asnjë arsye që të vazhdojë të jetë e mbyllur. Duke pasur parasysh se sot çdo qytetar i Kosovës mund të lëvizë lirshëm në të gjithë territorin e Kosovës, përfshirë këtu Leposaviqin, Zubin-Potokun, Zveçanin, ashtu siç mund të lëvizin lirshëm në Shtërpcë, në Ranillugë, atëherë është e palogjikshme që kjo urë të jetë e mbyllur për qarkullimin e automjeteve”, ka nënvizuar Durmishi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit