Masa për Noizyn, i cili kërkohet nga autoritetet e Kosovës ka nisur në gjykatën Penale të Tiranës.
Seanca po shqyrtohet me dyer të mbyllura nga gjyqtarja Marinela Osmani.
Vendimet e Gjykatës që u morën ishin si më poshtë:
“1. Pranimin e kerkesave te Prokurorise prane Gjykates se Shkalles se Pare te Juridiksionit te Pergjithshëm Tirane. 2. Te vleftesoje si te ligjshem arrestimin e perkohshem, te kryer ne date 07.08.2024, ora 07:30, per qillime ekstradimi, te shtetasit R. R.. 3. Te caktoje ndaj shtetasit R. R., masen shtrenguese “Arrest ne burg” per qellime ekstradimi, te parashikuar nga nenet 238 dhe 493 te Kodit te Procedures Penale. 4. Te vleftesoje si te ligjshem arrestimin e perkohshem, te kryer ne date 07.08.2024, ora 08.00, per qillime ekstradimi, te shtetasit B. B..5. Te caktoje ndaj shtetasit B. B. masën shtrënguese “Arrest ne burg” per qellime ekstradimi, te parashikuar nga nenet 238 dhe 493 te Kodit te Procedures Penale. 6. Nje kopje e ketij vendimi t’i komunikohet Ministrise se Dreitesise, sipas percaktimeve te nenit 495, pika 4 te Kodit te Procedures Penale. 7. Urdherohet prokurori dhe policia giyqësore per zbatimin e ketij vendimi. 8. Kunder këtij vendimi mund te bähet ankim ne Gjykatën e Apelit te Juridiksionit te Pergjithshem, brenda 5 (pese) diteve nga dita e neserme e njoftimit te vendimit. 9. Shpalljen e moskompetences tokesore dhe dergimin e akteve Gjykates së Shkallës se Pare te Juridiksionit te Pergjithshem Durres si gjykata kompetente e vendbanimit te Shtetasit R. R.. U shpall ne Tirane, sot në datë 08.08.2024″.
Ngjarja e plotë me detajet:
Reperi iu famshëm shqiptar Noizy dhe Dj Crax kanë rënë në pranga në Shëngjin, ndërsa është ende në kërkim Stresi, pas një sherri në një nga klubet e Pejës mes tyre dhe personazhit të famshëm në TikTok, Medi Iseni.
Noizy akuzohet se së bashku me 7 persona të tjerë dhunoi brutalisht Muhamet Isenin, bashkë me mikun e tij Bekim Hardergjonajn orët e para të mëngjesit të 2 gushtit.
Reperi përmes një postimi në Instagram e konsideroi të padrejtë urdhër arrestin e lëshuar ndaj tij nga Policia e Kosovës.
Ndërsa përsa i përket sherrit të ndodhur në klub, Noizy mohon të ketë ushtruar dhunë ndaj Medit, madje sipas tij, ai nuk e ka prekur fare me dorë.
Reperi shpjegon se kur hyrë në mbrapaskenë, ku ndodhej Medi së bashku me tre shokët e tij, pa se ata po rriheshin nga disa djem të tjerë, ku disa prej tyre nuk i njihte. Menjëherë pas kësaj situate të krijuar, Noizy është larguar menjëherë nga sigurimi.
Ndër të tjera reperi i njohur dhe mjaft i dashur për publikun sqaroi se e gjitha ndodhi kur ai ishte në punë dhe Medi i ra në qafë. Nëse do i jepej mundësia të rikthente prapë atë moment, Noizy shpjegon se nuk do e prekte me dorë, por do i thoshte “turp të të vijë se je 40 vjeç babë me fëmjë”.
Edhe Bajraktari reagoi në lidhje me ngjarjen, duke theksuar se nuk është kriminel që policia ta shpallë në kërkim, dhe as nuk i fshihet drejtësisë.