KLSH kritikon sistemin e-gjoba: Qytetari duhet të njoftohet me postë për shkeljen e kryer

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 07.08.2024, 09:57

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kryer një auditim të thelluar për sistemin e menaxhimit të gjobave rrugore njohur si e-gjoba.

Pas auditimit për dy vitet e fundit për kontratën nga autoriteti kontraktor AKSH dhe departamenti për teknologjinë e Informacionit, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kërkuar ndërhyrje sa më të shpejta për funksionimin e sistemit të gjobës elektronike.

KLSH ka vërejtur një mospërputhje mes kohës reale kur një efektiv policie vendos gjobën mbi kundravajtjen pasi qytetari njoftohet jo sipas orës dhe datës së shkeljes, por sipas çastit kur gjoba është rregjistruar në sistem.

Kjo ka bërë që qindra qytetarë t’i drejtohen gjykatës duke këmbëngulur se nuk kanë kryer shkelje sipas të dhënave të njoftuara.

Një problem tjetër i konstatuar nga KLSH është mungesa e backup, mungesa e ndërveprimit mes insitutucioneve si edhe mos njoftimi I qytetarëve edhe përmes postës kur i vendoset gjoba në mungesë. Fotografimi i shkeljes nga ana e oficerit të policisë konsiderohet një veprim i paplotë që e kthen qytetarin shkelës të painformuar përsa kohë nuk i dërgohet në e-Albania.

KLSH thekson se Mungesa e bashkëpunimit dhe bashkërendimi midis Drejtorisë së Policisë Rrugore dhe DTI për ndjekjen e kontratës cenon funksionalitetin në përdorimin e sistemit “e-gjoba’.

Për gjetjet KLSH shton se mungesa e pajisjeve inteligjente në përmbushje të kontratës rrit rrezikun e gjobave të pasakta në sistem. Gjithashtu KLSH gjatë intervistave me disa agjentë të policisë rrugore ka zbuluar se dhe radiot e komunikimit ata i sigurojnë në mënyrë individuale pasi nuk ka patur gjendje. Por ky element cënon sigurinë në komunikimin ndërmjet tyre pasi radiot që shiten në treg jo gjithmonë i plotësojnë kriteret e nevojshme për të qenë të sigurta deklarohet në auditim.

Për pajisjet alkool-matëse, agjentët thonë se ato nuk japin të dhëna të afërta me sa konstatohet një drejtues mjeti gjatë kontrollit.

KLSH ka ngritur edhe problemin e mungesës së një sistemi për të bërë efektive gjobat ndaj mjeteve me targa të huaja, apo njoftimin në kohë në kufi të masave administrative ndaj shkelësve të kodit rrugor.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit