“Nga duart e gjyshes”, qytetari gjen miza brenda pakos me trahana “Alegria”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06.08.2024, 15:44

Një qytetar ka ngritur shqetësimin për cilësinë e trahanasë prodhuar nga kompania “Alegria”.

Ai ka treguar për JOQ ALBANIA se pak ditë më parë ka blerë një pako me trahana në një supermarket në Elbasan, por brenda saj, ashtu siç shihet në video, ka konstatuar miza.

Pas këtij denoncimi që ngre pikëpyetje serioze mbi standardet e higjienës dhe sigurisë ushqimore të produktit, JOQ ALBANIA kërkoi një reagim nga kompania “Alegria”.

Kjo e fundit thotë se ka marrë masa per tërheqjen e produktit nga tregu duke filluar pikësëpari me marketin ku është identifikuar problemi por edhe gjithë tregjet e tjera ku ky lot produkti ka shfaqur këtë problem.

Për denoncimin i cili është një thirrje për veprim nga AKU, përgjegjëse për mbrojtjen e konsumatorit dhe shëndetin publik, nuk ka asnjë reagim edhr pse është e domosdoshme që të sigurohet cilësia dhe siguria e produkteve ushqimore që dalin në treg.

Denoncimi i qytetarit:

"Nga duart e gjyshes🐜" Trahana Alegria. Para 30 min e bleva, doli me miza

Reagimi nga Alegria:

Pershendetje te nderuar zoterinj.

Se pari ju falenderojme qe ndate me neve shqetesimin e qytetarit dhe shprehim keqardhjen dhe ndjesen tone per ate qe i ka ndodhur me produktin tone. Ju lutem nese deshironi na nisni nje kontakt te tij per ti kerkuar ndjese dhe ofruar kompensimin per demin e shkatuar.

Kompania jone e vleresoi seriozisht kete ankese dhe menjehere mori masa per terheqjen e produktit nga tregu duke filluar pikesespari me marketin ku eshte identifikuar problemi dhe keto dite po identifikohet dhe terhiqet nga tregu i gjithe loti i produktit qe ka shfaqur kete problem, proces i cili permbyllet brenda ketyre 3 diteve.

Pas kesaj do te kryhet edhe ekzekutimi i produktit me problem conform procedurave ligjore.

Duke perfituar nga rasti po ju bejme me dije se kompania jone operon me produktet e saj prej 15 vitesh ne tregun shqiptar por edhe ne USA Kanada dhe Angli duke u siguruar per prodhimin e produkteve absolutisht cilesore dhe conform standarteve. Gjithsesi problematikat jane pjese e punes dhe sigurisht qe neve perpiqemi cdo dite me perkushtim dhe devotshmeri ti eleminojme ato.

Ju falenderojme dhe ju urojme pune te mbare!

ALEGRIA FOOD ALBANIA

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit