Cilësia e produkteve të ofruara në tregjet shqiptare lë shumë për të dëshiruar.
Rastet kur qytetarët janë përballur me produkte të mykura, të prishura, me insekte e sende të pangrënshme brenda tyre, janë të shumta.
Për të denoncuar një rast të tillë, një qytetar i është drejtuar redaksisë tonë.
Ai thotë se një paketim gjalpi i kompanisë “Erzeni” i blerë në BigMarket Blloku, i ka dalë i mykur duke ngritur shqetësime mbi standardet e cilësisë dhe sigurisë ushqimore.
Pas këtij denoncimi, redaksia e JOQ ALBANIA iu drejtua kompanisë “Erzeni” për një reagim.
Kompania ka deklaruar se ruajtja e produktit në temperaturën optimale 2-6 gradë celsius është kusht për produkte të tilla dhe për shkak të temperaturave të larta të këtyre ditëve ruajtja e produktit në kushtet e rekomanduara bëhet edhe më e rëndësishme.
Ndërkohë që AKU që ka për detyrë kontrollin e këtyre produkteve dhe sigurinē ushqimore të tyre, është inekzistente.
Denoncimi i qytetarit:
persh gjalp erzeni i blere mes tiranes
Reagimi i kompanisë:
Pershendetje,
E vleresojme misioni tuaj per perkujdesjen per konsumatorin.
Ne ju sigurojme se siguria dhe cilesia e produkteve jane prioritetet tona kryesore. Ne kemi bere vleresimin e situates dhe duhet te theksojme rendesine e ruajtjes se produktit ne temperaturen optimale 2-6 grade celsius. Ka qene nje periudhe e nxehte ne Shqiperi, me temperaturat qe kane arritur deri ne 42 grade celsius, prandaj eshte shume e rendesishme ruajtja e produktit ne kushtet e rekomanduara.
Ju lutemi dergoni te dhenat e produktit, perfshire lotin dhe daten e skadences, per te mundesuar monitorimin e gjurmimit te produktit dhe mostrat paralele ne ruajtje tek ne.
Kompania Erzeni angazhohet te ndjeke me kujdes çdo çeshtje qe lidhet me sigurine dhe cilesine e produkteve tona. Faleminderit per bashkepunimin tuaj,ne ruajtjen e sigurise se konsumatoreve.
Me respekt,
Ekipi i Menaxhimit të Cilesise në Kompanine Erzeni
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.