Tragjedia që ka ndodhur në familjen Islamaj në fshatin Shalës të Sarandës ka nxjerrë në pah një histori të gjatë dhune dhe krimesh që datojnë vite më parë.
Huso Islamaj, 69 vjeç, i cili dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij me sëpatë në orët e para të mëngjesit, njihej si një person problematik nga bashkëfshatarët e tij.
Krimet e rënda brenda familjes Islamaj duket se kanë rrënjë të thella. Babai i Huso Islamajt, i njohur në fshat si Xhevit Cene, është dyshuar më parë për të paktën tre vrasje të bashkëshorteve të tij.
Xhevit Cene dyshohet se ka vrarë njërën nga gratë duke e hedhur në gropë të gëlqeres, tjetrën duke e hedhur në pus dhe të tretën duke e mbytur në lumë. Ai ishte i njohur si një njeri shumë i dhunshëm dhe i frikshëm në fshat.
Ndërkohë në ngjarjen e sotme Huso Islamaj dyshohet se vrau bashkëshorten e tij me një sëpatë, duke vazhduar kështu ciklin e dhunës në familje.
Pas kryerjes së krimit, Huso Islamaj u përplas me djalin e tij, i cili, në përleshje e sipër, e hodhi nga shkallët. Si pasojë e kësaj përplasjeje, Huso Islamaj humbi jetën.
Policia po heton për të kuptuar më mirë rrethanat që çuan në këtë tragjedi por ende nuk dihet se çfarë akuze do të ngrihet për 40-vjeçarin Klementin Islamaj, nëse do të jetë akuza për vrasje me dashje apo aksidentale.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.