9 pacientë të shtruar në spital me ethet e Nilit, shtohen edhe rastet e meningiteve

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06.08.2024, 11:18

Në Spitalin Infektiv të Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza" (QSUT) janë të shtruar aktualisht 9 pacientë të prekur nga virusi i Nilit Perëndimor.

Shefja e këtij shërbimi, Najada Çomo, ka treguar për mediat se pacientët janë kryesisht mbi moshën 70 vjeç dhe se virusi, i cili prek trurin, mund të jetë kërcënues për jetën, veçanërisht për disa kategori të ndjeshme.

“Nga rastet e konfirmuara me virusin e Nilit Perëndimor kemi patur humbje jete, raste që po trajtohen dhe po e kalojnë në mënyrë të moderuar por edhe raste të rënda”.

Ajo tha se gjatë kësaj periudhe, në shërbimin infektiv, ka pasur një shtim të rasteve të meningiteve dhe encefaliteve, disa prej të cilave janë shkaktuar nga ethet e Nilit Perëndimor.

“Në këtë kohë që jemi është vënë re një trend në rritje i infeksioneve në sistemin nervor qendror. Laboratori i Institutit të Shëndetit Publik ka konfirmuar se një pjesë e këtyre rasteve kanë si shkak virusin e Nilit Perëndimor.”

Simptomat e këtij virusi janë temperaturë e lartë, dhimbje të forta koke, lodhje, dhimbje të nyjeve dhe skuqje në lëkurë. Por në disa raste, sëmundja mund të avancojë dhe të shkaktojë infeksion të trurit, duke e bërë situatën jetë kërcënuese.

Popullata, veçanërisht personat e moshuar dhe ata me sëmundje kronike, këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar, duke shmangur ekspozimin ndaj mushkonjave, të cilat janë vektori kryesor i përhapjes së virusit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit