Minatorët e “Trepçës” ende nuk i kanë marrë pagat e qershorit dhe të korrikut.
Por, për ta ende s’ka asnjë datë se kur do t’i kenë në llogari paratë për të cilat kanë derdhur djersën e tyre.
Kjo u konfirmua nga zëdhënësja e kësaj ndërmarrjeje, Donika Osmani.
“Ende nuk kemi asnjë të re. Porsa të kemi do t’ju njoftojmë. Jemi duke punuar që kjo të ndodhë sa më shpejt”, tha ajo.
Edhe në njoftimin e para disa ditësh të Sh.a “Trepça”, thuhet se bordi i kësaj ndërmarrjeje po punon ngushtë me menaxhmentin dhe qeverinë, për të mundësuar një zgjidhje të qëndrueshme dhe afatgjate.
“Udhëheqja e ndërmarrjes e kupton rëndësinë e kërkesës së minatorëve dhe po punon me përkushtimin më të lartë për t’u dhënë përgjigjen e duhur, për të rifilluar punën e minierës me flotacion “Trepça” -Stan Tërg dhe për të stabilizuar operimet e ndërmarrjes”, thuhej në njoftim.
Të premten e kaluar, tani ish-kryeshefi Bashkim Kurti, pas takimit me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanollin, kishte paralajmëruar se pagat e minatorëve mund të dilni për këtë javë, por kjo deri tani s’ka ndodhur.
Ndryshe, minatorët janë zotuar se përderisa nuk i marrin paratë që iu takojnë, nuk do ta nisin punën.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.