Që nga qershori, rreth njëzet policë kanë mbërritur nga Italia për të mbajtur nën kontroll strukturën e emigrantëve pranë portit në Shëngjin.
Edhe pse emigrantët e Italisë nuk kanë mbërritur ende në Shqipëri, autoritetet italiane kanë përgatitur një manual për sjelljen e policëve, që nga mênyra e veshjes e deri te pirja e kafesë.
Në manual, përveç kërkesës që “të mos paraqiten kurrë me një qasje superiore”, agjentëve italianë u kujtohet se shqiptarët “janë një popull modest” dhe se për këtë arsye “nuk janë të mirëpritura lakuriqësia apo veshje të ekzagjeruara”.
Agjentët e dërguar në Shqipëri do të jenë të gjithë meshkuj, ashtu si të arrestuarit do të jenë meshkuj. Duke patur këto parasysh, kur agjentët janë jashtë detyrës, rregullat etike kërkojnë "të shmangin shoqërimin me femrat shqiptare në kontekste të ndryshme dhe në mënyrë të rastësishme.
Në manual thuhet:
“Është një shoqëri konservatore. Burri që sheh gruan e tij duke u joshur nga një burrë tjetër mund të reagojë keq". ".
Pas këshillës për dashurinë, ka edhe këshilla për zakonet:
“Të pish kafe nuk lejohet në banak, por vetëm të ulesh. Kjo është një traditë absolute për t'u përmbajtur. Në restorante, përmbajuni menusë, kërkesat për ndryshime nuk janë të mirëpritura".
“Në Shqipëri nuk ekziston fantazimi fetar. Edhe pse është një vend me shumicë myslimane aty bashkëjetojnë disa fe.”
E fundit por jo më e rëndësishmja:
“Kujdes si flisni, pothuajse të gjithë e dinë mirë italishten”.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.