Kulmi i sezonit, rojet bregdetare në Golem në gjumë të dielën

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 04.08.2024, 11:56

Një qytetar i irrituar ka dërguar një mesazh në redaksinë e JOQ, duke shprehur pakënaqësinë e tij për mungesën e sigurisë në plazhin e Golemit dhe për rojet bregdetare të cilët nuk janë në krye të detyrës.

“Përshëndetje JOQ nga plazhi i Golemit. Respekte për bashkinë e Kavajës. Është viti i tretë që bëjmë plazh këtu dhe, sikur e shihni dhe vetë, plazhi është super i siguruar me rojet bregdetare që janë gjithë në 'punë sot', njësoj si çdo vit tjetër,”-ironizon qytetari.

Ai vijon të shpjegojë se situata është e njëjtë çdo ditë të javës, pavarësisht se është e diel, 4 gusht. “Jo jo, kështu është përditë, nga e hëna në të diel. Siguria zero dhe kush vjen bën plazh këtu, e di këtë gjë shumë mirë. Asnjë roje bregdetare nuk punon, thjesht marrin pagesën në rregull dhe as nuk i bën përshtypje nëse dikush mbytet në ujë apo jo.”

Qytetari mbyll mesazhin me një falenderim ironik për autoritetet lokale: “Faleminderit të gjithëve, respekte dhe për kryetarin e bashkisë Kavajë. Vetëm përpara, asnjëherë mbrapa.”

Kjo situatë ka shkaktuar zemërim dhe shqetësim tek pushuesit e plazhit të Golemit, të cilët kërkojnë veprime të menjëhershme nga autoritetet për të garantuar sigurinë dhe për të siguruar një prani efektive të rojeve bregdetare në zonë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit