Një situatë e pazakontë ka ngjallur reagime të shumta tek qytetarët, pasi hapësira të bregdetit të Kavalishencës janë zënë me shezlongë me pagesë.
Një qytetar i irrituar ka ndarë një fotografi të kësaj situate, ku shezlongët janë vendosur në ujë, dhe shkruan: “Bregdeti i kavalishencës u rezervua…Toke e xanun dhe deti”.
Zënia e hapësirave të plazhit nga subjekte private ka qenë një çështje e diskutueshme prej kohësh, por vendosja e shezlongëve në ujë është konsideruar si një akt i paprecedent.
Autoritetet lokale ende nuk kanë bërë një deklaratë zyrtare për këtë situatë, por qytetarët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për të rikthyer aksesin publik në plazh dhe për të siguruar që hapësirat e plazhit të mos monopolizohen nga subjekte private për përfitime financiare.