“Pse kur vijnë emigrantët për pushime, na ankohen sikur po vdesin për bukë andej?„

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 03.08.2024, 20:26

Çdo verë dhe për Vitin e Ri, shqiptarët që jetojnë brenda vendit presin me gëzim të afërmit e tyre që kthehen nga jashtë. Këto vizita janë një mundësi e mirë për të takuar të dashurit dhe për të ndarë momente të paharrueshme së bashku. Megjithatë, një çështje e habitshme dhe shpesh irrituese ka filluar të bëhet e zakonshme në këto takime: ankesat e vazhdueshme të të afërmve për jetesën jashtë vendit.

Një qytetar, banues në Shqipëri, përmes JOQ shpreh shqetësimin e tij për këtë fenomen. Ai vëren se, sa herë që bisedon me të afërmit që jetojnë jashtë, bisedat shpesh kthehen në lista të pafundme ankesash për kushtet e jetesës atje. Ata fillojnë të numërojnë problemet e përditshme: qiratë e larta, faturat e dritave dhe ujit, kostot e gazit dhe makinës, shkollat e fëmijëve, taksat, dhe shpenzimet e larta të naftës. Qytetari me banim në Shqipëri shprehet se të gjitha këto ankesa nga të afërmit që jetojnë jashtë, e bëjnë të ndihet sikur po e marrin për budalla.

"Ata na thonë se jemi mirë këtu, sikur ne nuk paguajmë drita, ujë, naftë, telefon, spitalin dhe ilaçet," shprehet ai me zhgënjim. Kjo ndjenjë përkeqësohet kur dikush kërkon ndihmë për të jetuar jashtë vendit dhe përgjigjja është gjithmonë e njëjtë: "është krizë, na mbytën emigrantët, s’ka punë, jeni mirë këtu në shtëpinë tuaj, etj."

Në vijim do të gjeni mesazhin e qytetarit dërguar në redaksinë e JOQ:

Prshendetje Joq. Doja nje mendim nga audienca juaj. Gjithmone sezonin e veres dhe per vitin e ri na vijne te afermit nga jashte. Dhe shyqyr qe vijne dhe i takojme. Por me lind nje nje pyetje qe edhe kur ben muhabet me ato per jetesen andej nga jetojne, kushtet, shendetesine, cmimet, njerezit fillojne e qahen ne maksimum. Fillojne dhe ti numerojne, qeraja, dritat, uji, gazi, makina, gruaja, shkolla, femijet, taksat, nafta e shume gjera te tjera... Ore na bejne per budallenj keta qe vijne ketu dhe qahen ne maksimum??? Jeni mire thone per ne ketu, sikur ne nuk i paguajme dritat, ujin, naften, telefonin, spitalin, ilacet, e ku di une. Pale ti thuash me te ndihmu per te jetuar andej, obobobobo as mos e merr mundimin se direkt ta presin, eshte krize, na mbyten emigrantet, s'ka pune, je mire ketu ne shpi tate, etj, etj... Ju flm nese e postoni.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit