Departamenti i Drejtësisë në SHBA ka paditur "TikTok"-un dhe kompaninë e tij mëmë kineze "ByteDance", sepse po shkelet privatësia dhe siguria e fëmijëve.
Në padi shkruhet se "TikTok"-u ka vazhduar të mbledhë të dhëna për miliona fëmijë nën 13 vjeç pa pëlqimin e prindërve të tyre, duke mos respektuar të dhënat e prindërve.
“TikTok me vetëdije dhe në mënyrë të përsëritur shkeli privatësinë e fëmijëve, duke kërcënuar sigurinë e miliona fëmijëve në të gjithë vendin. FTC-ja do të vazhdojë të përdorë sferën e plotë të autoriteteve të saj për të mbrojtur fëmijët në internet, veçanërisht pasi firmat vendosin mjete dixhitale gjithnjë e më të sofistikuara për të vëzhguar fëmijët dhe për të përfituar nga të dhënat e tyre”, tha në një deklaratë kryetarja e FTC, Lina Khan.
Zëdhënësi i "TikTok"-ut, Alex Haurek hodhi poshtë akuzat dhe tha se kanë të bëjnë me ngjarje dhe praktika të së kaluarës që ishin të pasakta.
“Ne jemi krenarë për përpjekjet tona për të mbrojtur fëmijët dhe do të vazhdojmë të përditësojmë dhe përmirësojmë platformën,” tha ai.
"TikTok"-u është një nga platformat më të mëdha të mediave sociale në internet, me mbi 170 milionë përdorues në SHBA, kryesisht të rinj.
Padia vjen pasi ligjvënësit votuan në prill për të detyruar shitjen e "TikTok"-ut ose ndalimin e aplikacionit për lidhjet e tij me kompaninë e saj mëmë me bazë në Pekin, "ByteDance".
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.