Një efektiv policie me uniformë i cili dyshohet se është Drejtori i Drejtorisë së Policisë Rrugore, Altin Qato, është bërë protagonist i një incidenti të rëndë gjatë protestës së sotme në aksin Thumanë-Kashar.
Sipas një videoje të mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, polici i dyshuar si Qato, është parë duke e nxjerrë një qytetar të ri nga makina dhe duke e goditur me shpullë.
Pamjet e siguruara nga videoja tregojnë se qytetari është sulmuar papritur.
Ende nuk janë sqaruar arsyet që kanë shtyrë efektivin të ndërmarrë një veprim të tillë ndaj qytetarit. Ky incident ka shkaktuar reagime të shumta nga publiku dhe ka ngritur shqetësime për përdorimin e forcës nga ana e autoriteteve të rendit gjatë protestave.