Polici “hap krahun„ dhe “ia plas„ në grusht protestuesit

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 02.08.2024, 19:20

Në vazhdim të protestave për akses në autostradën e re Thumanë-Kashar, tensionet u rritën sot me një incident të rëndë. Një efektiv policie u filmua duke “hapur krahun” dhe duke i dhënë një grusht një protestuesi.

Protestuesit, të cilët kanë kërkuar vazhdimisht që të kenë qasje në autostradën e re, u mblodhën përsëri për të shprehur pakënaqësinë e tyre. Sipas dëshmitarëve okularë, situata u përshkallëzua shpejt pasi policia ndërhyri për të shpërndarë turmën.

Incidenti ndodhi pasi protestuesit u përplasën me forcat e rendit, duke kërkuar zgjidhje për problemin e tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit