Durrës/ Turisti bie në pusetën e hapur: Nuk vij më në Shqipëri!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 02.08.2024, 16:47

Një turist ka pësuar lëndime të rënda pasi ka rënë në një pusetë në zonën e “Plepave” në Durrës. Incidenti ka ndodhur mbrëmjen e kaluar, kur grupi i turistëve kishte ndaluar për të blerë ujë gjatë udhëtimit të tyre drejt jugut të Shqipërisë.

Sipas dëshmitarit, njëri prej turistëve, i cili ndodhej në krahun e pasagjerit të makinës, u zhduk papritur nga sytë e grupit kur po dilte nga automjeti. Të tmerruar, ata zbuluan se ai kishte rënë në një pusetë të hapur, të pambuluar, dhe në një zonë pa ndriçim.

Turisti pësoi lëndime të rënda në këmbë, shpinë dhe bark. Ai tregoi se puseta ishte shumë e thellë dhe vetëm falë mbështetjes me bërryla arriti të mos binte krejtësisht brenda. Ky incident ka shkaktuar shqetësim të madh tek grupi, duke i prishur pushimet dhe duke i bërë të hezitojnë për të vizituar përsëri Shqipërinë.

"Është e tmerrshme. A punon Bashkia? A ka inspektorë për të kontrolluar rrugët, pusetat, dritat?" shprehet me indinjatë dëshmitari. Ai kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet lokale për të parandaluar incidente të ngjashme që mund të jenë të rrezikshme për të tjerët, veçanërisht për fëmijët.

Ndërkohë, ai na ka dërguar edhe foto të plagëve në trup dhe të pusetës për të dëshmuar gjendjen e rrezikshme të rrugës në atë zonë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit