Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Veriore, Afrim Gashi thotë se ka biseduar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e incidentit në aeroportin ndërkombëtar të Shkupit.
Ai shpjegon se sigurimi i tij kishte shkuar në aeroport për të parandaluar një skandal të mundshëm diplomatik dhe jo për të tensionuar situatën.
“Unë nuk jam njeriu që mund të them se çfarë ka ndodhur saktësisht. Kam ndërhyrë vetëm për të qetësuar situatën, jo për të bërë skandal diplomatik dhe mendoj se gjithçka është bërë ashtu siç duhet. Nëse ka një tejkalim të autoritetit, të gjithë duhet të mbajnë përgjegjësi. Përndryshe, shteti ligjor nuk ka kuptim nëse nuk jemi objektivë dhe nuk respektojmë ligjet dhe protokollet. Sigurimi im ka shkuar për të qetësuar situatën. Dhe nëse dikush dëshiron të bëjë një incident nga kjo, kjo varet nga ata njerëz. Angazhimi im është që të qetësohemi dhe të bashkohemi, e jo të përçajmë dhe të bëjmë incidente”, deklaroi Gashi.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.