Një qytetar ka denoncuar në redaksinë tonë kompaninë ajrore WizzAir, duke treguar se fluturimi nga Bari në Tiranë është shtyrë disa herë dhe më pas anuluar.
Ai shprehet se pasagjerët kanë mbetur pa informacion të qartë mbi nisjen e fluturimit, pasi kanë që dje në orën 12:00 që presin në aeroport.
Orari fillestar i fluturimit ka qenë dje në orën 13:05, por është shtyrë dhjetëra herë dhe tani pasagjerët po presin ende në aeroport.
Në fillim atyre iu është thënë se fluturimi do ishte sot në orën 09:30, por sërish ua kanë shtyrë për në orën 16:00.
Pasagjerët janë të irrituar për mungesën e komunikimit dhe transparencës nga ana e kompanisë ajrore pasi kanë qëndruar në pritje për më shumë se një ditë, pa dijeni për orën e saktë të nisjes.
Denoncimi i qytetarit:
Peshendetje desha te raportoj pak për kte kompanin wizzer nuk e di nese ju ka mberritur si info po përsëri linja nga bari-tiran eshte shtytur dije edhe ne fund anulluar edhe kemi që dije nuk po dimë se kur do nisemi Fluturimi W45042
Jemi ne aeroport që nga 12:00 e dites se djeshme.Hotel na derguan por prap edhe sot po thon për të vajtur ne hotel
Na than qe do nisemi per sot ne orën 9:30 am. Por prap po na mashtrojn. Po presim 16:00
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.