Skaneri i kockave i prishur te Poliklinika nr.3, qytetari: Nëna ime e moshuar pret prej 3 muajsh

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 02.08.2024, 13:23

Një qytetar ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me “Poliklinikën e Specialiteteve nr.3”, ku prej 3 muajsh nuk punojnë skanerët, duke nxjerrë në pah realitetin shqetësues dhe papërgjegjshmërinë e sistemit tonë shëndetësor.

Qytetari në fjalë shprehet se e ëma pensioniste prej 2-3 muajsh nuk po mundet të bëjë skanerin e kockave, sepse sipas tyre skanerët janë të prishur dhe ende nuk janë rregulluar.

Ai thekson se kjo situatë e përsëritur ka që nga fillimi i qershori. Madje, tregon se i ka provokuar me numra të ndryshëm, por prapë të njëjtën përgjigje i kanë dhënë.

Gjithashtu, shprehet se nuk ka mundësi që ta bëjë skanerin në privat, sepse kushton sa dyfishi i pensionit dhe mjeku e ka të nevojshme që ta shohë skanerin në mënyrë që të japë kurën.

Qeveria duhet të angazhohet dhe të marrë masa në mënyrë që vonesa të tilla për mungesë mjetesh të mos ndodhin, në mënyrë që çdo qytetar të ketë qasje të barabartë në kujdesin shëndetësor.

Denoncimi:

Përshëndetje, “JOQ”!

Kam një shqetësim tepër të madh që nuk po ka zgjidhje. Mamaja ime që është një pensioniste u bën 2-3 muaj qe ka planifikim për të bërë skanerin e kockave tek ambulanca e madhe tek 9-katshet dhe e vetmja përgjigje që merr është: Skaneri është akoma i prishur. Skaneri akoma nuk është rregulluar. Si t’ia bëjë mami im, një pensioniste e sëmurë qe s’ka mundësi ta bëjë në privat që shkon 150-200 mijë lek, më shumë se pensioni i saj.

Vetëm një ngritje shqetësimi nga ana juaj mund t’i japë zgjidhje kësaj pune. E keni shumë të verifikueshme, sepse me një telefonat në numrin e recepsionit të ambulancës do të merrni të njëjtën përgjigje. Të lutem anonim!

Po patjetër dy herët e para është paraqitur në ambulancë, pastaj i dhanë numrin dhe i than për çdo gjë merrni në telefon që të mos bëni rrugën kot se pensioniste.

Ky muhabet ka që nga fillimi i qershorit. I kemi marrë herë pas here në telefon për të marrë informacion. Na kanë dhënë të njëjtën përgjigje: është akoma i prishur. S’e di për të tjerët por unë i kam marrë me numra të ndryshëm për t’i provokuar dhe më kanë dhënë të njëjtën përgjigje.

Domethënë mund të jetë dhe fakti që është i prishur, por nuk bën sens. Ime më ka nevojë të bëjë skanerin, sepse vuan nga kockat dhe ka nevojë mjeku t’i shohë skanerin për të vazhduar me kurën që ka nevojë.

Mori rekomandim nga mjeku lagjes për tek ambulanca e madhe dhe tek ambulanca shkohet dhe behet planifikimi për skanerin.

Planifikimi nuk u bë ngaqë thonë se është i prishur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit