Kërcënoi qytetaren që të mos i publikonte videon intime dhe i ngacmoi seksualisht mbesën, vihet në pranga 62-vjeçari

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 02.08.2024, 10:14

Vihet në pranga 62-vjeçari me inicialet F.I. nga Kosova për veprat penale “Kanosja”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Ngacmimi seksual”.

62-vjeçari, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është lokalizuar dhe arrestuar në Gjermani.

Ai dyshohet se ka kërcënuar një shtetase që t’i japë 5000 euro që të mos i publikonte videon intime. Gjithashtu, dyshohet se ka ngacmuar seksualisht mbesën e saj.

Interpol Tirana dhe Interpol Wiesbaden po kryejnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit