Arrestohet në Dubai narko-trafikanti shqiptar Dorian Petoku

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 02.08.2024, 10:00

Dorian Petoku, narko-trafikanti shqiptar dhe krahu i djathtë i Fabrizio 'Diabolik' Piscitelli, i vrarë në Romë në parkun Acquedotti më 7 gusht 2019, është arrestuar në Dubai.

Sipas mediave italiane Petoku u arrestua nga Guardia di Finanza për llogari të Drejtorisë së Qarkut Antimafia të Romës, me mbështetjen e Ekspertëve të Sigurisë në Ambasadën Italiane në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Edhe pse Dorian Petoku ishte arratisur jashtë Italisë në dhjetor 2023, autoritetet e dinin vendndodhjen e trafikantit të drogës, të cilën e ndanë me policinë e Dubait për të lehtësuar kapjen e tij.

Në përfundim të procesit të ekstradimit, i riu do të dërgohet në Itali, ku do të kryejë pjesën e mbetur të dënimit.

Dorian Petoku konsiderohet si një nga njerëzit kryesorë në trafikun e drogës në Romë. I arrestuar në hetimin 'Grande Raccordo Criminale' së bashku me dyzet persona të tjerë, Petoku u dënua me 10 vite burg në procesin e apelit.

Sipas asaj që rezultoi nga hetimet, Petoku ishte pjesë e bandës shqiptare (shumë prej tyre ish-boksierë) që Diabolik përdorte për të ashtuquajturën 'mbledhje të borxheve', pra paratë e debitorëve për trafik droge.

Banda, përpara se të çmontohej, kishte në dorë një pjesë të madhe të trafikut romak të drogës. Me vrasjen e Diabolikut në fillim dhe arrestimet e shumta të bëra më pas, kjo bandë u shkri.

Por Petoku nuk është thjesht një bandit, një anëtar i 'bandës Ponte Milvio'. Ai është një person me rrënjë në trafikun e drogës, me lidhje të rëndësishme me krimin shqiptar dhe atë romak. Kushëriri i Arben Zogut, i njohur si 'Riccardino', një nga bosët e skenës së krimit, filloi të hidhte hapat e parë në botën e drogës shumë herët.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit