Shembja e pallatit në Tiranë shkakton panik mes banorëve

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 01.08.2024, 21:57

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në mes të Tiranës, ku shembja e një pallati mes godinave të tjera, ka shkaktuar panik të madh mes banorëve të zonës. Banorët e një pallati ngjitur janë detyruar të dalin nga shtëpitë e tyre për shkak të pluhurit dhe tronditjes së madhe që ka shkaktuar shembja.

"Po bëhet nami," thonë banorët, të cilët kanë mbyllur dyert dhe dritaret për t'u mbrojtur nga pluhuri dhe rrëmuja. "Nuk mund të qëndrojmë brenda, tronditja nga forca e vinçit na bën të ndihemi sikur jemi në rrezik."

Banorët shprehen të shqetësuar për mungesën e informacionit dhe mbështetjes nga autoritetet. "Nuk ka ardhur njeri të na thotë të dalim jashtë ose të na informojë për rrezikun e mundshëm," thonë ata. "Një gabim i vogël gjatë shembjes mund të dëmtojë jetën tonë."

Ngjarja ka ndodhur pranë një pasticerie, në rrugën e Dibrës, afër Medresesë. Banorët pyesin veten se kush janë ata që ndërtojnë dhe shembin pallate pa marrë parasysh sigurinë e tyre dhe të tjerëve.

"Të jetojmë kështu, duke dërguar video tek JOQ për të dëgjuar dikush fjalën tonë? A kemi nevojë për më shumë halle?" pyesin banorët, duke shpresuar që zëri i tyre të dëgjohet dhe të merren masa për të siguruar sigurinë e tyre dhe të gjithë komunitetit.

Në vijim do të gjeni mesazhin e mbërritur në redaksinë e JOQ Albania:

Si jeni JOQ? Shif cfare behet ne mes Tiranes. Mes pallateve. Po shembin pallatin nderkohe qe ne jetojme tek pallati ngjitur dhe po behet nami. Nga pluhuri dhe nga tronditja po dalim te gjithe nga shtepia sepse nuk qendrohet. Cfare behet keshtu ne kete vend? Kam dale te gjithe nga shtëpitë, kane mbyll dyer e dritare sepse e dine shume mire qe s’kane se ne cilen dere te trokasin. Sepse nuk ia degjon njeri fjalen. Dritarja jone eshte e ngjitur me pallatin qe u shemb dhe nje gabim i vogel i tyre na demton jeten, sepse na tundet brenda shtepia nga forca e vincit. A ka shtet? Kush jane keto bosa qe ndertojne pallate e shembin sa here ato duhen? Nuk ka ardh njeri me thene dilni jashte se gjate shembjes mund te ndodhe nje gabim dhe mos kete lendime me jete. Pse keshtu do te jetojme ne, duke derguar video tek JOQ qe dikush ta degjoje fjalen tone? A kemi pak halle ne? Mund te jemi te semure. A i intereson njeriu ne “populli”? Video eshte bere sot pasdite tek rruga e Dibres, afer Medresese. Flm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit