Këshilli iniciativ i muftenisë së Tetovës nuk arriti të reazlizoj takim me resin Fetahu. Ata bën thirrje që BFI të tërheq vendimin për shkarkimin e Muftiut të Tetovës, Qani Nesimi, informon Klan Macedonia.
“Ne juve ju dorëzuam nje list me nënshkrime nga Hoxhallarë dhe anëtarë të këshillave të Xhamisë të Muftinisë së Tetovës, ku kërkuam tërheqjen e vendimit për shkarkimin e muftiut tonë shumë të dashur Profesor.drQani ef Nesimit dhe tërheqjen e vendimit për emërimin e u.d muftiut antikushtetues”, deklaroi Irfan Emrullai.
Ndryshe, nga BFI njoftuan opinionin se:
Nga gjykata administrative të gjitha ankesat e Qani Nesimit janë refuzuar dhe me këtë ai edhe juridikisht nuk është Mufti i Muftinisë së Tetovës dhe çdo ditë që qëndron në zyrat e Muftinisë konsiderohet uzurpim i tyre dhe ligjërisht konsiderohet një qytetar i rëndomtë që ka uzurpuar me dhunë ato.
Tanimë emri i tij si Mufti është shlyer edhe nga Regjistri qëndror dhe në vend të tij qëndron ushtruesi i detyrës dr. Selver Xhemaili i emëruar nga Rijaseti i BFI të RMV
Mbajtja e zyrave të Myftinisë së Tetovës nga sic thonë nga BFI persona me dosje kriminale që mund lehtë të shkaktojnë akte ekstremiste dhe radikaliste me mundësi të dhunës kundër imamëve apo akte të terrorit.
BFI i bën apel të gjitha institucionet e vendit si: presidenca e shtetit, Kryeminisrti, zv. Kryeministri i parë, ministri i punëve të brendshme, ambasadat e BE, ambasada amerikane, besimtarët, nëpunësit fetarë, mutevelitë e xhamive të mos bien pre e mashtrimeve të ish Muftiut, dhe se ata nuk do të mbajnë përgjegjësi për keqpërdorimet, shkeljet dhe problemet tjera që mund të ndodhin në të ardhmen nha usurpuesit e muftenisë së Tetovës.
Ndërkohë, nga pala tjeter shtuan se qendrimet e tyre do të radikalozihen nëse nuk marrin përgjigjen e duhur.
BFI ka kërkuar nga organet e shtetit, sa më shpejtë këto elemente të dyshimta dhe jo legjitime të largohen nga objekti i Muftinisë që janë prona të BFI të RMV, i cili mbahet i uzurpuar me dhunë.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.