Pse i varin këpucët në telat e rrymës elektrike? Ka teori të shumta për këtë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 01.08.2024, 19:53

Kemi parë shpesh nëpër filma këpucë të varura në telat e rrymës elektrike, por a e dimë vërtet arsyen pas këtij veprimi?

Ka mendime të shumta dhe të ndryshme pse njerëzit i hedhin këpucët në telat e rrymës elektrike.

Në të vërtetë, rreshteri i policisë në pension Rob Demarco, i cili kaloi 20 vjet në forcën e Eastchester në Nju-Jork, thotë se shumica e këpucëve që përfunduan aty, ishin pa ndonjë arsye, thjesht kanë vepruar njëjtë sikurse njerëzit që i kishin hedhur më parë. Pra, me pak fjalë ishin rezultat i mentalitetit: “bëj çfarë bën tjetri”.

Mirëpo, ka disa teori për këtë gjest.

Mbase nuk e keni ditur, por shumë kohë më parë, njerëzit i varnin këpucët tek telat e rrymës elektrike për të shprehur një emocion personal. Për shembull, sipas një tradite të vjetër angleze, njerëzit varnin këpucët e çiftit për t’i uruar lumturi dhe pasuri.

Gjithashtu, sipas një tradite i varnin çizmet për të simbolizuar fundin e postit ushtarak. Pionierët e hapësirës, ​​Neil Armstrong dhe Buzz Aldrin, me sa duket varën çizmet me të cilat shkelën në krye të raketës përpara se të ktheheshin në Tokë.

Edhe pse këto tradita japin idenë se këpucët e varura në telat e rrymës elektrike mund të shërbejnë për një qëllim festiv, ka shumë teori të tjera për to dhe jo të gjitha lidhen me festën.

Një teori tjetër, mjaft e njohur është se bandat me anë të këpucëve të varura në telat e rrymës elektrike shënojnë territorin e tyre.

Sipas një shefi policie nga Prichard, Alabama, dhe anëtarëve të Jackson, Këshilli Bashkiak i Misisipit, disa tregtarë droge komunikojnë se janë të hapur për biznes duke hedhur një palë këpucë mbi telat e rrymës elektrike ngjitur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit