Nuk siguroi lojtarët dhe fshehu të ardhurat, Refik Halili: Klubi i Tiranës kishte borxhe

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 01.08.2024, 15:31

Klubi i futbollit “KF Tirana” dhe administratori Refik Halili janë dërguar në gjyq nga Prokuroria e Tiranës pasi akuzohen për fshehje të të ardhurave dhe mosdeklarim të listëpagesave e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për 26 lojtarë në sezonin 2015-2016.

Kur është marrë në pyetje për shumën 22 milionë lekë që nuk janë deklaruar në organin tatimor, në atë periudhë kohore, Refik Halili ka thënë:

“Klubi i Tiranës është privatizuar në shtator 2011, duke e kthyer në shoqëri aksionere me kapital 100% dhe ka vazhduar të jetë e tillë deri në Maj 2015”.

Halili deklaron se ka qenë administrator i klubit që në Maj 2015 me 66% të aksioneve dhe në momentin e privatëzimit nuk bëhej dorëzimi i dokumenteve, kryesisht financiare. Ai ka thënê se sapo ka marrë dokumentet ka mësuar se në zyrën e tatimeve nuk është paguar asnjë taksë.

Sipas tij taksat së bashku me energjinë elektrike, ujësjellësi, pagat e futbollistëve apo gjyqet e humbura, arrinin një vlerë prej 4.2 milion euro. Ai thotë se disponon vendimet e gjykatës si dhe shkresat e përmbaruesve të cilat kur është emëruar administrator në vitin 2015 kanë qenë të bllokuara.

Ndërsa, për fshehjen e të ardhurave të tatim fitimit 22 milionë lekë në periudhën 2013-2016 ai ka deklaruar se kubin e futbollit “e ka marrë në administrim në Maj 2015, dhe për vitet e mëparshme mbajnë përgjegjësi personat që kanë qenë më parë”.

Për akuzat se 26 futbollistë nuk janë deklaruar në organin tatimor, ku për periudhën 2014-2016 vlera totale rezulton 29 milionë lekë Halili thotë se në kohën që e ka patur klubin në administrim “sigurimet shoqërore të futbollistëve janë bërë të gjitha”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit