Siljanovska-Davkova fal disa të burgosur për “Ditën e Ilindenit”

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 01.08.2024, 15:25

Është publikuar lista e emrave të të dënuarve të cilët do t’u falen dënimet me burg për rastin e festës shtetërore “2 Gushti” – Dita e Ilindenit.

Nga publikimi në Gazetën Zyrtare, kuptohet se plotësosht do t’u falen dënimet të burgosurve:

Andrej Metodija Mojskoski nga fshati Sellcë dhe Miran Latifi Ismajli nga fshati Sllatinë.

Pjesërisht do të falen të burgosurit:

Bllazhe Vlladimir Stojanovs – Shtip, Vanço Dellçe Kërzhovski – Pehçevë dhe Nenad Dushko Magdeliniq – Shtip.

Vendimet hyjnë në fuqi që sot, pasi janë publikuar dje në Gazetën Zyrtare.

Këto falje janë e drejtë kushtetuese e presidentes të Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit