Dëshmori i kombit dhe aktivisti i Lëvizjes Popullore, Fehmi Lladrovci në një video që po qarkullon në rrjetet sociale dëgjohet duke drejtuar gishtin ndaj tradhtisë së Jusuf Buxhovit dhe Mehmet Krajës, të cilët sipas tij janë njerëzit më të sigurt të Beogradit që kanë bashkëpunuar me UDB-në dhe KOST-in e Serbisë.
“Udhëheqjen e Kosovës e morën disa bashkëpunëtorë të KOST-it dhe UDB-së. Nëse nuk e dini mund t’ua them troç, se kur themeltarë të LDK-së ka qenë Jusuf Buxhovi dhe Mehmet Kraja. Jusuf Buxhovi ka qenë në ministrinë e punëve të jashtme në Gjermani kur janë vra vëllezërit tanë. Për informata. Ndërsa Mehmet Kraja ka qenë 10 vjet kryeredaktor i revistës “Nasha Armija” (ushtria jonë). Dy njerëzit më të sigurt të Beogradit. Edhe e dini shumë mirë, fort mirë, vet Mehmet Kraja e shkruan në pesë vitet e humbura, Rexhep Qosjës iu ka ofruar mandati nga Jusuf Buxhovi që të bahet kryetar i LDK-së, kush është Jusuf Buxhovi t’i ofron Qosjës, me një qëllim të caktuar që Rexhep Qosjën ta nokautojnë politikisht, qe s’pranoi ky me u ba kryetar. Qëllim i caktuar dhe i matur mirë nëpër kuzhinat e Beogradit”, thoshte Fehmi Lladrovci.
Heroi Fehmi Lladrovci u vra më 22 shtator të vitit 1998 në Gradinë të Gllanasellës, bashkë me Xhevë Lladrovci-Krasniqin, bashkëshorten e tij.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.