Rreth dy të tretat e popullsisë në Kosovë apo 1 milion e 171 mijë e 763 janë popullsi në moshë pune. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës 23 mijë e 663 persona janë më pak se në vitin paraprak.
Persona aktivë ishin 477 350 (15 456 më pak se në vitin paraprak).
Persona jo aktivë ishin 694 413 (39 119 më pak se në vitin paraprak).
Persona të punësuar ishin 425 499 (21 686 më shumë se në vitin paraprak).
Persona të papunësuar ishin 51 851 (6 230 më pak se në vitin paraprak).
Përqindja e meshkujve të punësuar ishte 57,8% (2,3% më e lartë sesa në vitin paraprak). Kurse, përqindja e femrave të punësuara ishte 24,2% (2,2% më e lartë sesa në vitin paraprak).
Shkalla e punësimit ishte 36,3 % (2,5% më e lartë sesa në vitin paraprak).
Shkalla e papunësisë ishte 10,9% (1,7% më e ulët sesa në vitin paraprak).
Kurse, te të rinjtë (15-24 vjeç), shkalla e papunësisë ishte 17,3% (4,1% më e ulët sesa në vitin paraprak).
Shkalla e jo-aktivitetit vazhdon të mbetet mjaft e lartë
Shkalla e jo-aktivitetit ende vazhdon të mbetet mjaft e lartë (59,3%), mirëpo vërehet një rënie e përqindjes (2,1%), krahasuar me vitin paraprak.
Shkalla e joaktivitetit te femrat ishte shumë e theksuar me 75,8%, krahasuar me meshkujt (42,2%).
Tregtia, ndërtimtaria dhe arsimi prijnë me punësim
Sektorët ekonomikë që prijnë me punësim vazhdojnë të jenë: tregtia me 20,0%, ndërtimtaria me 11,8%, arsimi me 9,9%, prodhimi me 9,2%, administrata publike dhe mbrojtja me 8,3%, etj.
Femrat ishin të punësuara kryesisht në sektorët e tregtisë, arsimit dhe kujdesit shëndetësor me 54,3% të tyre. Ndërsa, meshkujt ishin kryesisht të punësuar në sektorët e tregtisë, ndërtimtarisë, prodhimit, administratës publike dhe mbrojtjes, aktivitetet e akomodimit dhe shërbimet me 62,4%.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.