Jo vetëm pa ujë/ Shqipëria pa drita në vitin 2024!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 01.08.2024, 17:16

Në këto ditë të nxehta vere, përveç mungesës së ujit, shqiptarët po përballen edhe me ndërprerje të shpeshta të energjisë elektrike. Mijëra qytetarë kanë raportuar së fundmi në redaksinë e JOQ ALBANIA për mungesën e energjisë elektrike, duke shprehur shqetësimet e tyre.

Zonat më të prekura nga këto ndërprerje janë Lezha, Kamza, Tirana, Elbasani dhe Dibra. Sipas raportimeve, në këto zona mungesa e energjisë është e përhershme gjatë gjithë ditës, duke e bërë jetesën e qytetarëve edhe më të vështirë në këto temperatura të larta.

Kamza është veçanërisht e goditur nga këto ndërprerje, duke mbajtur rekordin për mungesën e energjisë elektrike, ashtu siç mbante Tirana për mungesën e ujit. Mijëra qytetarë të Kamzës janë pa drita në këto ditë të nxehta vere, ndërkohë që përgjegjësit nuk duan t’ia dinë për këtë situatë.

Drejtori i OSHEE, Enea Karakaçi, nuk shqetësohet për mungesën e energjisë elektrike, dhe as shefja e tij, Bela Balluku, e cila duket se është më shumë e fokusuar në fuqizimin e saj personal në parti sesa në zgjidhjen e problemeve të qytetarëve.

Megjithatë, është për t'u habitur se sa shumë janë investuar për energjinë elektrike. Miliona euro janë shpenzuar për mirëmbajtje dhe shërbim, por pavarësisht këtyre “investimeve” të mëdha, Shqipëria ende në vitin 2024 vuan për energji elektrike.

Kjo situatë ka shkaktuar pakënaqësi të mëdha tek qytetarët, të cilët kanë humbur besimin në institucionet që duhet të sigurojnë furnizimin me energji elektrike. Për shumë prej tyre, këto ndërprerje të shpeshta kanë bërë që të vuajnë në kushte të vështira, duke mos pasur mundësi të përdorin pajisjet elektrike dhe duke rrezikuar shëndetin në temperaturat e larta.

Qytetarët kërkojnë një zgjidhje të menjëhershme dhe të qëndrueshme për këtë problem, që po bëhet gjithnjë e më shqetësues me kalimin e kohës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit