Serbia ka kërkuar ekstradimin e ish – ushtarit të UÇK nga Maqedonia e Veriut, Sveçla: “Kërkesë kriminale”, “s’lejojmë”

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 31.07.2024, 21:24

Nuk do të lejojmë që një kërkesë kriminele i një vendi të tretë i cili nuk ka bazë juridike as në të drejtën ndërkombëtare të pengojë lëvizjen e lirë të qytetarëve tanë, deklaroi sot ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Ministrinë e Punëve të Brendshme në vend.

Në përgjigjen e pyetjeve të gazetarëve në lidhje me kërkesën e Serbisë për ekstradimin e ish pjesëtarit të UÇK-së Blerim Ramadani i cili u arrestua javën e kaluar në vendkalimin kufitar Jazhincë ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, numri një i policisë së Kosovës thotë se për rastin veçmë ka vendosur gjykata e Maqedonisë së Veriut.

“Mendoj se për rastin duhet të pyesni në Ministrinë e Drejtësisë, një ministri që mbulon këtë fushë. Sa i përket ekstradimit të shtetasit tonë me kërkesë të Serbisë, për atë rast ka një deklaratë, ka vendosur edhe gjykata në Republikën e Maqedonisë. Ne jemi të gatshëm të flasim dhe të punojmë si dy vende fqinje dhe si dy vende mike dhe nuk do të lejojmë që kërkesat kriminale të një vendi të tretë që nuk ka bazë ligjore në të drejtën ndërkombëtare të pengojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve tanë”, theksoi Sveçla.

Në lidhje me kërkesën e sotme të ministrit të Drejtësisë Igor Fillkov që Kosova të ekstradojë Alil Demirin dhe Afrim Ismailoviqin të dy të dënuar me burgim të përjetshëm në rastin e njohur si “Monstra”, Sveçla thotë se nuk duhet që këto dy raste të ndërlidhen.

“Unë mendoj se ai ia ka paraqitur atë kërkesë kolegut të tij. Domethënë, këto dy raste nuk mund t’i lidhim në asnjë mënyrë. Në rastin që ju përmendni, do të thotë se është një vend i tretë. Pra, bëhet fjalë për një shtet, i cili në bashkëpunimin rajonal është problem edhe për bashkëpunim më të mirë mes vendeve të rajonit, ndërsa të mos flasim për pengesat, punët e këqija dhe krimin që po bëjnë në lidhje me Kosovën”, tha Sveçla.

Të dhënat e mbledhura, shtoi, janë dorëzuar deri te Prokuroria Publike e Kosovës.

“I kisha të gjitha analizat e mundshme, të gjitha hetimet, tashmë janë realizuar. Domethënë, ne i kemi të gjitha të dhënat, janë mbledhur dhe janë dorëzuar në PP të Kosovës për këtë rast dhe presim që PP të bëjë kallëzim penal që kishte për qëllim sulmin e drejtpërdrejtë ndaj integritetit territorial të Kosovës”, tha Sveçla.

Ish ushtarit të UÇK-së, Blerim Ramadani me kërkesë të Prokurorisë për krim të organizuar i është caktuar masa e paraburgimit ekstradues prej 30 ditësh. Ai u ndalua më 17 korrik të vitit 2024 në vendkalimin ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë dhe menjëherë u transferua në burgun e Shutkës në Shkup.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit