Nipi i Trump-it kundër tij: Është i çmendur, do të votoj Kamala Harris-in

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 31.07.2024, 20:23

Nipi i Trump-it, Fred Trump-i III u shpreh se nuk do ta votojë xhaxhain në zgjedhjet presidenciale dhe e konsideroi të çmendur.

"Xhaxhai im është i çmendur", tha ai.

Mandej, vazhdoi se ka besim në politikë dhe se mbështet politikat e Kamala Harris-it.

"Do të votoj Kamala Harris-in. Nëse më kërkojnë, nuk do ta mendoj dy herë të bëhem pjesë e fushatës së saj."

Gjithashtu, akuzoi Donald Trump-in si racist dhe e dënoi për deklaratën e rëndë se "fëmijët me aftësi të kufizuara duhet të vdesin".

Fred Trump-i nuk është i pari nga familjarët që e kritikon Donald Trump-in. Edhe mbesa e tij, Mary Trump e ka kritikuar ashpër xhaxhain e saj në vitin 2020. Madje, regjistroi biseda ku e motra e Trump-it e konsideronte këtë të fundit si gënjeshtar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit