Një 90-vjeçar ka ndërruar jetë në fshatin Peshtan Bregas, prej asfiksimit nga tymi.
Shtetasi me inicialet N.C. ndezi zjarrin në tokën e tij për të djegur mbeturinat. Për shkak të erës së fortë, flakët u përhapen me shpejtësi duke i marrë jetën të moshuarit.
Ndërkohë në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
"Në fshatin Peshtan Bregas, shtetasi N. C., rreth 90 vjeç, në tokën në pronësi të tij, kishte ndezur zjarr për të djegur mbeturinat. Më pas në tentativë për të shuar flakët, të cilat u përhapën si pasojë e erës së fortë, shtetasi N. C., dyshohet të jetë asfiksuar e për pasojë ka ndërruar jetë.”