Një zjarr i madh ka përfshirë Romën në zonën e Monte Mario-s, pas Gjykatës së Apelit dhe është përhapur në të gjithë zonën duke rrezikuar shtëpitë dhe jo vetëm.
Shtëllunga të mëdha tymi duken nga fotografitë e kapura teksa katër ndërtesa, observatori astronomik dhe selia e RAI-t janë evakuuar. Flakët janë afër shtëpive si dhe në Ponte di Nona pranë qendrës tregtare Roma Est.
“Kishte flakë të forta që herët pasdite”, thanë disa banorë të Monte Mario-s, të cilët dolën jashtë nga frika e zjarrit që po djeg kodrën dhe rrezikon shtëpitë. “Pamë tymin e zi dhe të dendur, dëgjuam shpërthimet, u frikësuam dhe dolëm në rrugë”, shprehen ata.

Ekipe të shumta zjarrfikëse ndërhynë në vend rreth orës 13:00, me mbështetjen e dy cisternave dhe mjeteve të mbrojtjes civile. Në aksion për shuarjen e flakëve ka qenë edhe helikopteri Drago VF159.
Nga ana tjetër, policia bllokoi rrugët hyrëse në zonat Panoramica, Trionfale dhe rreth stadiumit Olimpik , për të lejuar ekipet zjarrfikëse të frenojnë zjarrin që vë në rrezik banesat.