Banka e Shqipërisë ngre alarmin: Të gjitha bizneset në vështirësi, s’ka staf

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 31.07.2024, 19:17

Në një analizë të tregut të punës, pjesë e raportit vjetor të Bankës së Shqipërisë, thuhet se rritja e pagave reflekton mungesën në rritje të fuqisë punëtore.

Banka raporton se gjatë vitit 2023, vrojtimet kanë treguar se “Mungesa e fuqisë punëtore” është bërë një pengesë serioze për bizneset, pavarësisht rritjes së pagave.

“Gjatë vitit 2023, rëndësia e kësaj çështjeje është rritur pesëfish në krahasim me vitin 2019, pasi mungesa e fuqisë punëtore ka prekur të gjithë sektorët e vrojtuar. Bizneset raportojnë se numri i vendeve vakante është rritur për shkak të pamundësisë për t'i plotësuar ato”, thuhet në raport.

Një nga shkaqet kryesore për uljen e fuqisë punëtore është identifikuar si trendet e pafavorshme demografike dhe gara ndërkombëtare për punëtorë.

“Prirjet demografike, si ulja e lindshmërisë dhe plakja e popullsisë, së bashku me emigrimin e vazhdueshëm për shkak të konkurrencës ndërkombëtare për punëtorë, do të ndikojnë në rritjen e ofertës për punë dhe mund të shtojnë presionin për shtrëngimin e kushteve në tregun e punës në të ardhmen”, thekson banka qendrore.

Ky trend negativ u konfirmua gjithashtu nga rezultatet e CENS-2023, që treguan se popullsia e vendit ishte tkurrur me 420 mijë banorë krahasuar me vitin 2011, ndërsa mosha mesatare e popullsisë ishte rritur me 7 vite, duke arritur në 42.5 vjeç. Rënia më e madhe e popullsisë është regjistruar tek grupmoshat e reja, ndërsa numri i pensionistëve është rritur ndjeshëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit