181 miliardë lekë kredi morën shqiptarët në gjysmën e parë të vitit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 31.07.2024, 16:05

Shqiptarët kanë marrë mbi 181 miliardë lekë kredi gjatë gjysmës së parë të vitit 2024, sipas të dhënave të fundit nga Banka e Shqipërisë.

Kjo shifër përfaqëson një rritje të konsiderueshme të huave të dhëna nga bankat dhe institucionet financiare, krahasuar me janar-qershorin e një viti më parë pasi huaja është zgjeruar me 41,2 miliardë lekë ose 30,2%.

Ndërsa krahasim me qershorin e një viti më parë huaja e re e dhënë muajin e shkuar u zgjerua me mbi 1,8 miliardë lekë apo 6,1%.

Sipas ekspertëve të ekonomisë, shkaku kryesor lidhet me kreditë hipotekore për blerje të pasurive të paluajtshme pasi për momentin ky është sektori kryesor ku po investohet.

Ka një rritje gati 7-fish në raport me periudhat e mëhershme”.

Të dhënat nga Banka Qendrore tregojnë se për blerje banesash, në 6-mujorin janar-qershor, vetëm për blerje apartamentesh u morën nga bankat plot 53,2 miliardë lekë kredi. Kjo shumë është sa 29% e huasë së re të dhënë në gjysmën e parë të vitit.

Ndërkohë që edhe për të hapur biznese të reja apo zgjeruar ato ekzistuese, sipërmarrësit shqiptarë nuk janë treguar dorështrënguar pasi kanë marrë gati 129 miliardë lekë kredi në 6 muaj.

Por ashtu siç mund të ketë anë pozitivie rritja e kredive, mund të ketë edhe anë negative pasi mund të çojë në rritjen e borxhit të individëve dhe bizneseve, duke krijuar rrezikun e paaftësisë për të shlyer këto borxhe në të ardhmen.

Gjithashtu një ekonomi që mbështetet shumë te kreditë mund të jetë më e ndjeshme ndaj ndryshimeve të papritura në tregjet financiare dhe normat e interesit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit