Mashtrimet online janë një problem në rritje dhe pavarësisht denoncimeve publike në JOQ ALBANIA, rastet sa vijnë e shtohen.
Së fundmi një qytetar ka bërë një denoncim në redaksinë e JOQ lidhur me një rast mashtrimi nga një faqe që shiste karroca për bebe.
Qytetari thotë se faqes “_karroca_te_perdorura” i ka shitur një karrocë për bebe binjake, por ka kaluar më shumë se një muaj dhe faqja në fjalë nuk i ka dhënë paratë.
Ai thotë se karrocën ia ka dërguar në shtëpi, por zonja në fjalë nuk i jep paratë me justifikime të ndryshme dhe së fundmi me mbylljen e faqes në Instagram.
Ai iu kërkon nënave dhe prindërve që të jenë të kujdesshêm nga këto persona që mashtrojnë dhe abuzojnë me hallet e të tjerëve.
Denoncimi i qytetarit:
Pershendetje JOQ desha te denoncoj nje rast mashtrrimi nga nje faqe karrocash per bebe nese me ndihmoni se ka nje muaj e gjysem i kam dhe nje karroc binjakesh dhe nuk me ka ber pagesen nxjerr lloj lloj preteksesh dhe kohet e fudit ka Mbyll faqen dhe watsapp-in do tju lutesha ta beni lajm te pakten mos bien pre e mashtrime persona te tjer nga kta njerz te ndyr qe mashtrojn me ca te gjejn edhe nenat e foshnjave nuk i kursejn
Po kerkoj zgjidhje tek ju ndoshta ndergjegjesohet pa i vajt ne shpi. Ju lutem se kemi ra ne hall me kta njerez
