KLSH: Kostot janë rritur, por bashkitë kanë dështuar në menaxhimin e mbetjeve

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 31.07.2024, 14:32

Një raport i fundit i Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) ka zbuluar se bashkitë në vend nuk kanë arritur të përmirësojnë menaxhimin e mbetjeve urbane, pavarësisht rritjes së kostove të lidhura me këtë sektor.

Raporti, me objekt "Respektimi i standardeve në menaxhimin e mbetjeve urbane, sfidë e qëndrueshme në zvogëlimin e ndotjes së mjedisit dhe mbrojtjen e shëndetit të popullsisë," nënvizon dështimin e bashkive për të adresuar në mënyrë efektive këtë problem të rëndësishëm mjedisor dhe shëndetësor.

Raporti thekson se, pavarësisht përpjekjeve dhe burimeve të shpenzuara, bashkitë nuk kanë arritur të bëjnë përmirësime të dukshme në menaxhimin e mbetjeve urbane. Mungesa e efikasitetit, pavarësisht inceneratorêve e milionave të shpenzura dhe investimeve të qëndrueshme mbeten probleme kryesore.

Ndër katër bashkitë e marra në analizë: Durrës, Vlora, Shkodra dhe Korça, situata paraqitet më problematike në dy të parat.

Në raport thuhet se Bashkia e Durrësit, gjatë menaxhimit të mbetjeve urbane, nuk garanton qëndrueshmëri financiare të këtij procesi, pasi të ardhurat e krijuara për këtë qëllim nuk arrijnë të mbulojnë shpenzimet.

“Kjo situatë vjen si rrjedhojë e faktit se, Bashkia e Durrësit nuk ka arritur të mbledhë të gjitha të ardhurat e planifikuara nga tarifa e pastrimit. Megjithatë edhe nëse do të arrihej mbledhja e tyre në nivelin 100%, përsëri nuk do të mund të mbuloheshin shpenzimet totale për menaxhimin e mbetjeve urbane në këtë bashki.

Arsyeja kryesore e mosmbulimit të shpenzimeve është ndryshimi i vend-depozitimit të tyre në landifillin e Sharrës. Kjo gjë ka rritur ndjeshëm peshën që zë menaxhimi i mbetjeve në buxhetin total të bashkisë. Rreth 1/3 ose rreth 30 % e buxhetit të Bashkisë së Durrësit shkon për menaxhimin e mbetjeve urbane, ndërkohë që referuar Kombeve të Bashkuara ky tregues duhet të jetë në nivelet 3-15 %”.

Nga ana tjetër për Bashkinë e Vlorës, raporti sjell në vëmendje pasojat shëndetësore të dështimit në menaxhimin e mbetjeve.

“Menaxhimi i mbetjeve urbane në Bashkinë e Vlorës paraqet problematika të tjera edhe më të rënda. Në këtë bashki, mbetjet urbane depozitohen në një fushë të depozitimi, e cila nuk respekton asnjë kriter mjedisor.

Mbetjet urbane digjen në mjedis të hapur duke shkaktuar problematika të rëndësishme në shëndet dhe mjedis,që vijnë nga çlirimi i dioksinave dhe furaneve në mjedis. Ekspozimi ndaj dioksinave, furaneve etj., shkakton lloje të ndryshme të kancerit, probleme të mëlçisë, dëmtime të sistemit imunitar, sistemit endokrin dhe funksioneve riprodhuese, si dhe efekte negative në zhvillimin e sistemit nervor”.

Në rastin e Bashkisë Vlorë, raporti sjell në vëmendje pasojat ekonomike të kësaj situate dhe zhvlerësimin e pronave në afërsi të fushës së vend-depozitimit të mbetjeve urbane në qytetin e Vlorës.

Më tej në raport thuhet se bashkitë e lartpërmendura nuk kanë zbatuar detyrimet ligjore lidhur me procesin e Vlerësimit Strategjik Mjedisor duke qenë se nuk i kanë shoqëruar Planet Vendore të Menaxhimit të Mbetjeve Urbane me VSM.

“Sa i përket zbatimit të politikave dhe kuadrit ligjor në fuqi, bashkitë Durrës, Shkodër, Vlorë e Korçë nuk kanë zbatuar detyrimet ligjore lidhur me procesin e Vlerësimit Strategjik Mjedisor duke qenë se nuk i kanë shoqëruar Planet Vendore të Menaxhimit të Mbetjeve Urbane me VSM. Gjithashtu, ato nuk kanë raportuar periodikisht në Këshillat e Qarqeve mbi zbatimin e planeve vendore, nuk kanë arritur objektivat mbi grumbullimin e diferencuar të mbetjeve bio për qëllime kompostimi si dhe riciklimin e letrës, kartonit, qelqit dhe plastikës.

Për të gjitha çështjet e mësipërme, janë dhënë rekomandime në drejtim të përmirësimit të shkaqeve që çojnë në këto mangësi me qëllim eliminimin dhe zbutjen e ndikimeve negative që këto problematika kanë në ekonomi, mjedis dhe shëndetin e popullatës”.

Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit thekson nevojën për veprime të menjëhershme dhe efektive për të përmirësuar menaxhimin e mbetjeve urbane në Shqipëri.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit