Dy persona janë proceduar penalisht në Gjirokastër, sepse akuzohen se dogjën sipërfaqe toke me bimësi të ndryshme.
Bëhet fjalë për shtetasit me iniciale A. H., 66 vjeç, banues Gjirokastër dhe K. Q., 67 vjeç, banues në fshatin Veliqot, të cilët kanë djegur sipërfaqe toke në Gjirokastër dhe në fshatin Veliqot.
Materialet kanë shkuar në Prokurori ku ka nisur edhe procedimi penal për shtetasit e akuzuar për veprën penale “Shkatërrimi nga pakujdesia me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.
Njoftimi i policisë:
“Shtetasi A. H. dyshohet se më datë 29.07.2024, në vendin e quajtur “Memola”, mbi kodrat e Viroit, ka djegur me zjarr një sipërfaqe toke me bimësi të ndryshme.
-Shtetasi K. Q. dyshohet se më datë 28.07.2024, në fshatin Veliqot, në vendin e quajtur “Brez”, ka ndezur zjarr me qëllim pastrimin e tokës së marrë me qira, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me bimësi të ndryshme.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Shkatërrimi nga pakujdesia me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor."