Tre të rinj janë burgosur pas një operacioni të madh në të cilin oficerë të armatosur nga Policia e Bedfordshire shpëtuan një shqiptar i cili mbahej peng dhe shantazhohej.
Mohamed Abdu, 27 vjeç dhe Levi Senior, 26 vjeç mbajtën në një furgon në zonën e Bedfordit për rreth 18 orë në tetor 2022 një bashkëpunëtor droge, shqiptarin Florian Cani. Ata kërkuan 30,000 £ nga të afërmit e Canit dhe e kërcënuan se do ta dëmtonin nëse nuk do të paguante,
Por policia u alarmua dhe një ekip i armatosur shkoi në një bllok garazhi në Roundmead, Bedford, ku Cani u shpëtua.
Abdu dhe Levi Senior u arrestuan në vendngjarje.
Provat nga telefonat e sekuestruar treguan se Abdu dhe Cani, ishin përfshirë në një komplot për të shpërndarë drogë.
Gjatë një gjyqi shtatë-javor në Gjykatën e Luton Crown juristëve iu tha se Cani kishte ardhur në Bedford në tetor 2022 me tren për të takuar Abdu. Por kur mbërriti, Abdu e mori me makinë dhe e ndaloi në një vend rural ku e kërcënoi dhe e goditi përpara se ta transferonte në pjesën e pasme të një furgoni.
Furgoni u dërgua në një garazh ku shqiptari u udhëzua të telefononte familjen e tij. Rrëmbyesit e tij kërcënuan se do t’i prisnin një gisht për çdo orë që kalonte. Rreth orës 22:30 ata u larguan nga garazhi dhe më pas u zhvendosën në disa vende të tjera përreth Bedford.
Por policia i gjurmoi dhe një ekip i armatosur hyri për të shpëtuar Canin në orën 8 të mëngjesit të nesërm.
Abdu dhe Senior u dënuan të dy për shantazh.
Abdu, i cili u dënua gjithashtu për komplot për furnizimin e kokainës, u burgos për një total prej 11 vitesh e gjysmë në Gjykatën e Kurorës Luton të premten më 19 korrik. Bashkëpunëtori i tij Levi Senior u dënua me gjashtë vjet.
Cani, i cili u ul në bankën e të akuzuarve së bashku me shantazhuesit e tij, u dënua për komplot për të furnizuar kokainë dhe kanabis dhe u burgos për tetë vjet e gjysmë.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.